Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Del sondazhi i radhës i Euronews Albania/ Kush do t’i fitojë zgjedhjet e 25 prillit

Lapsi.al 11 March 2021
Del sondazhi i radhës i Euronews Albania/ Kush do t’i fitojë

Sondazhi i tretë kombëtar i Euronews Albania me kompaninë MRB lidhur me votën e shqiptarëve në zgjedhjet e 25 prillit zbuloi se nëse qytetarët do të drejtoheshin këtë të diel drejt kutive të votimit ata do të votonin në këtë mënyrë:

PS – 41.3% e votave

PD – 30.8% e votave

LSI - 7.6% e votave

PDIU – 1.3% e votave

Krahasuar me rezultatet e sondazhit të janarit dhe shkurtit, LSI vërehet se ka një rënie të mbështetjes me 2.7%, ndërsa PD një rritje me 2.6%, ndërsa PS ka pasur pak luhatje.

Votuesit e papërcaktuar, pra ata që janë përgjigjur se nuk do të votojnë, nuk e dinë apo që kanë refuzuar të përgjigjen janë në masën 17.9%, një tendencë në rritje krahasuar me gjetjet e dy sondazheve të para ku të papërcaktuarit ishin 16.1% dhe 17%.

Nëse edhe votuesit e papërcaktuar do të duhej patjetër të votonin për një parti projeksioni llogarit këtë përqindje votash:

PS - 48.4%

PD - 38.3%

LSI – 9.4%

Metodologjia

Sondazhi i tretë i Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze të sondazheve MRB u zhvillua në periudhën 25 shkurt – 9 mars në shtrirje të 12 zonave elektorale në nivel kombëtar. 1600 persona me të drejtë vote u pyetën lidhur me vendimet e tyre për zgjedhjet parlamentare.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI