Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Gjendet i djegur në Skrapar një 61-vjeçar

Lapsi.al 11 March 2021
Gjendet i djegur në Skrapar një 61-vjeçar

Gjendet i djegur në një zonë malore në Skrapar një 61-vjeçar me origjinë nga Korça.

Në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune,i moshuari ka rënë sipër një zjarri që kishte ndezur për t'u ngrohur.

61-vjeçari me origjinë nga Korça është gjetur i djegur pasditen e djeshme në një zonë malore në rrethin e Skraparit,të quajtur "Bar i Madh". Ai është gjetur nga disa barinj të zonës të cilët kanë njoftuar policinë që ka mbërritur në vendngjarje.

Nga këqyrja e policisë në trupin e viktimës nuk janë konstatuar dhenja dhune.

Detaje nga policia: 

Trupi i 61-vjeçarit Kastriot Kodra u gjet mbi një grumbull shkarpash të djegura në atë zonë. Trupi i pajetë e tij është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal të Beratit, ku pas ekspertizës mjeko-ligjore ka rezultuar se vdekja ka ardhur për shkak të asfiksimit nga tymi i zjarrit. Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se kemi të bëjmë me një ngjarje aksidentale. Dyshohet se 61-vjeçari ka qënë duke ndezur zjarr për tu ngrohur dhe pasi është asfiksuar nga tymi ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë mbi zjarrin e ndezur, duke pësuar edhe djegie të shumta në trup.

Kastriot Kodra ka lindur në Korçë dhe banues në Tiranë, dyshohet se vuante nga çrregullime mendore pasi prej vitesh kurohej nga depresioni.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI