Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Itali, shqiptari ekzekutohet me 3 plumba pranë banesës në Bari (Emri)

Lapsi.al 11 March 2021
Itali, shqiptari ekzekutohet me 3 plumba pranë banesës në Bari

Santino Xhyra, 28 vjeç me origjinë shqiptare dhe banues në Itali është ekzekutuar me armë zjarri pasditen e sotme në Bari. Mediat italiane shkruajnë se Xhyra ndodhej pranë shtëpisë ku banonte prej vitesh në Liberta të Barit, në “via Petrelli”, në momentin që është qëlluar tre herë me armë zjarri, në bark dhe në gjoks.

Banorët e zonës e kanë marrë të riun dhe e kanë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por Xhyra nuk ia ka dalë dot mbanë dhe ka ndërruar jetë. Viktima nuk rezulton të jetë i skeduar si pjesë e ndonjë organizate kriminale më herët, por ka disa precedentë penalë. Aktualisht policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes ku po mbledhin prova për të zbardhur krimin e rëndë.

Pista kryesore ku po hetohet është ajo e larjeve të hesapeve, ndërkohë që dyshohet se autorët e ngjarjes, janë shqiptarë gjithashtu.

Të këshilluara

Gjendet i djegur në Skrapar një 61-vjeçar

Gjendet i djegur në një zonë malore në Skrapar një 61-vjeçar me origjinë nga Korça. Në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune,i moshuari ka rënë sipër n...

14:05

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI