Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Rama kërkon mikrofonin: Gridën nuk e shoh nga ana seksuale

Lapsi.al 11 March 2021
Rama kërkon mikrofonin: Gridën nuk e shoh nga ana seksuale

Kryeministri Edi Rama tha se foto e ish-deputetes së PD-së Grida Duma nuk ishte bullizëm seksual.

“E ça ka foto e Gridës? Ju mendoni që është faji im që ju e shikoni Gridën nga ana seksuale? Unë nuk e shoh nga ajo anë. Ma sillni një mikrofon. Është një fotografi e zonjës me mikrofon dhe “grindare, grindare oooo” do të thotë “volare, volare, oho..”. Pra nga fluturoj, fluturoj shkojmë në bërtas bërtas.... ky ishte shpjegimi i fotos në fjalë” – tha Rama.

Pasi i japin mikrofonin, Rama vë nga telefoni i tij debatin që Grida Duma ka pasur me Frrok Çupin pak kohë më parë në emisionin “Open”.

“Fakti që Ilir Meta dhe ju shihni anë seksuale te ajo “oooo” nuk është faji im. Personazhi i thoit të tilla fjalë të ulëta të ndyra në ekran thoni se po mbrohet. Tani thoni se

Të kërkoj unë ndjesë? Të kërkoj unë ndjesë? Të ta shpjegoj edhe një herë tjetër. Unë nuk bëj më debat me ty (Rakipllarin). Ajo është satirë politike dhe ju që jeni klas i ulët nuk e kuptoni klasin e lartë.

Ajo, Grida është kundërshtare në fushë. Nuk bëj ndarje burra dhe gra. Ajo është satira politike. Pse e shikon ti foton me atë sy. Unë nuk e shoh me atë sy. Atë “oooo” ua kam lënë juve unë – u përgjiigj Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI