Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Rama: Minimalisht 8 mandate në Vlorë, maksimalja 9

Lapsi.al 11 March 2021
Rama: Minimalisht 8 mandate në Vlorë, maksimalja 9

Nga Vlora, Edi Rama deklaroi se objektivi minimal për Vlorën është sigurimi i 8 mandateve, ndërsa maksimali, mbi të cilin sipas tij po punohet, është të sigurohen 9 mandate.

"Dua ta ritheksoj që objektivi ynë për Vlorën është të marrim padiskutim si bazë numrin që kemi, 8 deputetë dhe deputete dhe të synojmë maksimizimin e forcave për të kapur objektivin maksimal prej 9 deputetësh." - u shpreh Rama.

Në ligjëratën e famshme me thelb frazën se shumë është bërë por duhet bërë më shumë, kryeministri tha se mandati i tretë është një mandat kohe për të çuar përpara zhvillimin e vendit.

Rama kërkon minimalisht të ruajë pozicionin e fituar në 2017-n në Vlorë, ku PS-ja ndryshe nga 2009-a dhe 2013-a, kapi jo 6 por 8 deputetë. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI