Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Arrestohet në Mal të Zi autori i vrasjes së Behar Sofisë në mes të Tiranës

Lapsi.al 12 March 2021
Arrestohet në Mal të Zi autori i vrasjes së Behar Sofisë

Një 23-vjeçar, të cilit ende nuk i dihet identiteti është në duart e Policisë së Shtetit, pasi dyshohet se ka ekzekutuar Behar Sofian në qendër të Tiranës. Top-Channel shkruan se 23-vjeçari është vënë në pranga në Mal të Zi, autoritetet e të cilit e kanë ekstraduar në vendin tonë, në mesditë.

Sipas gazetares Anila Hoxha, 23-vjeçari dyshohet se ka ekzekutuar Behar Sofian, ngjarje e ndodhur mëngjesin e 25 shkurtit, pranë Piramidës në Tiranë. 23-vjeçari është nga periferia e Tiranës, por për arsye hetimore, ende nuk është zbardhur identieti i tij. Sipas të njëjtave burime është shoqëruar në polici edhe vëllai i tij binjak.

Behar Sofia, 66 vjeç, një biznesmen i njohur nga Berati dhe që përdorte katër emra, u ekzekutua me dy plumba mëngjesin e 25 shkurtit te Piramida. Ai kishte disa biznese në zonën e Komunës së Parisit ndërsa emri i tij rezulton i përfshirë në trafikun lëndëve narkotike nga ku dyshohet se atentati ndaj tij është për pasojë e larjes së hesapeve.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI