Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Presidenca-Veliajt: Mos e detyro Kreun e Shtetit të të përzejë nga Bashkia si qen rrugësh të pasterilizuar

Lapsi.al 12 March 2021
Presidenca-Veliajt: Mos e detyro Kreun e Shtetit të të

Presidenca ka reaguar ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për përplasjen mes Presidentit Ilir Meta dhe policisë bashkiake.

Lexo më tej: 

(VIDEO) Presidenti Ilir Meta sherr me policinë, i nxjerr me dhunë nga zyrat e FRD-së 

Veliaj për sherrin e Metës me policët: Rast degradimi i rëndë mendor 

Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi, i bëri thirrje kryebashkiakut Veliaj që të mos detyrojë Kreun e Shtetit të thërrasë qytetarët dhe ta përzënë që sot nga bashkia.

“Mos e detyro Presidentin e Republikës t’u bëjë thirrje qytetarëve të të përzenë që sot nga Bashkia e Tiranës, si një qen rrugësh të pasterilizuar, o provokator ordiner i skizofrenit me kartelë”, shkruan Tedi Blushi në Facebook.

Sipas tij, Veliaj nuk ka për ti shpëtuar kurrë dënimit qytetar, duke i kujtuar shembjen e Teatri.

“O vemje, mbaj shënim: 1. Nuk ke për t’i shpëtuar KURRË dënimit mbarëqytetar, as për shembjen kriminale të Teatrit Kombëtar, as për shumë afera të tjera. 2. MOS GUXO MË të bësh veprime të paligjshme dhe të porositësh dhunë kundër Opozitës, se do të dorëzojmë te gjykatësi popull o horr gjirizash dhe t’i besoj e kupton mirë se çdo do të thotë kjo”, thotë Blushi.

Më herët, Veliaj tha për Presidentin Ilir Meta se: “Kemi të bëjmë me një rast degradimi të rëndë të Presidentit. Meta të shkojë t’i zgjidhë çështjet në gjykatë”. 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI