Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Shqipëria bën marrëveshje me SHBA-në për gazin e lëngshëm, Yuri Kim: Memorandumi i sotëm dhe nënshkrimi i tij është i jashtëzakonshëm

Lapsi.al 12 March 2021
Shqipëria bën marrëveshje me SHBA-në për gazin e

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, ka folur pas marrëveshjes të arritur mes vendit tonë dhe SHBA-ve, për gazin e lëngshëm. Yuri Kim theksoi se nënshkrimi i memorandumit është një akt i jashtëzakonshëm. Ajo shton se Shqipëria ka bërë përparim shumë të madh në 30 vjet demokraci.

“Dua të përgëzoj ministren Balluku dhe të gjithë ekipin e saj, që kanë realizuar një marrëveshje të frytshme. Memorandumi i sotëm dhe nënshkrimi i tij është i jashtëzakonshëm. Termocentrali i Vlorës do të shënojë një hap të rëndësishëm, për më tej. Shqipëria bëhet një partner i besueshëm.

Dita e sotme një gur themeli gjigand në këtë drejtim. Më 15 mars, festojmë 30 vjet të vendosjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-ve. Në Shqipëri është bërë përparim shumë i madh. Përgëzime, jini krenar për atë që keni arritur”, tha ambasadorja Kim.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI