Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

VIDEO/ Dash Shehi bën për herë të parë një LIVE në Facebook (mos e humbni)

Lapsi.al 12 March 2021
VIDEO/ Dash Shehi bën për herë të parë një LIVE

Kreu i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi, ka zgjedhur të shkojë më afër elektoratit dhe ndjekësve të tij duke u bërë aktiv në rrjetet sociale. Mbrëmjen e së premtes Shehi është shfaqur në një VIDEO LIVE me ndjekësit e tij në Facebook.

Që në fillim e pranon se është pa përvojë me të tilla mënyra, por sqaroi se do të vijojë këtë komunikim online për shkak se teknologjia ka avancuar dhe pandemia i dikton politikanët të zhvillojnë fushatën virtualisht për të shmangur kontaktet.

Shehi tha se do të ishte hipokrizi po të mos e pranonte se ka hyrë në rrjete sociale për të qenë më afër elektoratit, ndërsa shtoi se ajo që kanë më shumë nevojë shqiptarët është shteti

“Mirëmbrëma të gjithëve. Miq e shokë e dashamirës. Po hap këtë lloj rubrike të re. Një lloj eksperience që nuk e kam bërë ndonjëherë, edhe mund të gaboj por kohët kanë ndryshuar dhe duhet të përshtatemi. Aq më tepër që në këtë vit të pandemisë kemi nevojë, në rrethana të reja do ishim diku duke biseduar. Tani nuk është e mundur do përshtatemi me rrethanat e reja” – tha Shehi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI