Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

(VIDEO) Presidenti Ilir Meta sherr me policinë, i nxjerr me dhunë nga zyrat e FRD-së

Lapsi.al 12 March 2021
(VIDEO) Presidenti Ilir Meta sherr me policinë, i nxjerr me dhunë nga

Sherr tek zyrat e FRD-së. Ka qenë vetë Presidenti Ilir Meta që ka përzënë policët e bashkisë me dhunë, duke i shtyrë e duke i bërtitur, siç duket në pamjet më poshtë.

[video width="640" height="368" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/03/M4Sysnj98zvq2nWZ8nqp_12_26992f2e9edf4a866959903be114a71a_video_360p_converted.mp4"][/video]

“Pse dhunoni partinë e opozitës? Dilni përjashta mos krijoni probleme, kaq po ju them se do iu çoj në burg me duart e mia, kaq po iu them”, kanë qenë fjalë e Presidentit.

Policët Bashkiakë kishin ardhur me qëllim që FRD-ja të lironte zyrat. Në shkresën e nisur ndaj FRD-së kërkohet lirimi i zyrave, pasi do të bëhet sistemimi i stafit. Për të bërë të mundur lirimin e zyrave, policia bashkiake ka rrethuar godinën dhe hequr edhe dritat. Meta ndërhyu pasi kjo lëvizje kishte prapavijë politike. Ai foli për mediat pas përzënies së policëve bashkiakë duke thënë që shkresa nuk kishte as vulë e firmë. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI