Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

50 mijë euro për të ekzekutuar biznesmenin, detaje nga vrasja e Behar Sofisë

Lapsi.al 13 March 2021
50 mijë euro për të ekzekutuar biznesmenin, detaje nga vrasja e

23 vjeçari Ernest Shyti, i cili ekzekutoi më 25 shkurt biznesmenin 66-vjeçar, Behar Sofia, menjëherë pasi është vënë në pranga në Podgoricë të Malit të Zi, ka pranuar autorësinë e vrasjes dhe shumën me të cilën është paguar.

Nga të dhënat e para që kanë dalë nga policia, mësohet se Shyria ka deklaruar “e bëra për para”, kurse shuma që është paguar ishte 50 mijë euro.

Ndërkohë nuk ka ende të dhëna, për porositësit e këtij atentati të bujshëm në mes të kryeqytetit. Gjithashtu, mësohet se i riu e ka ndjekur për 3 ditë Behar Sofinë, teksa ditën e vrasjes ai kishte dalë herët nga banesa me biçikletën e tij, të cilën e kishte lënë poshtë urës së Lanës.

Pasi ka kryer vrasjen autori ka marrë biçikletën dhe është larguar në drejtim të liqenit, ku dhe ka ndërruar rrobat që mbante veshur. Më pas ai ka shkuar në ambientet e banesës së tij, ku dhe nuk ka dal për gjithë pjesën tjetër të ditës.

Mësohet se 23-vjeçari është strehuar në Podgoricë pas kryerjes së vrasjes së Sofisë, në shtëpinë e një shoku të tij, ku edhe u arrestua pas një bashkëpunimi te policisë shqiptare me atë malazeze.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI