Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Gazetarja Edona Haklaj mesazh Ramës: Me veprimin që bëre, ke borxhe për të larë!

Lapsi.al 13 March 2021
Gazetarja Edona Haklaj mesazh Ramës: Me veprimin që bëre, ke

Pasi është shtyrë nga kryeministri Rama sepse nuk mbante maskë, gazetarja Fax Neës, Edona Haklaj pranoi se ishte gabim, por e ka quajtur të padrejtë vendimin e kryeministrit për ta larguar duke e shtyrë me duar. Haklaj tha se ka pranuar të bindet pasi nuk donte t'i jepte shkas kreut të qeverisë që "të grricej" siç shprehet ajo.

"Kryeministrit, me të drejtë i bëri përshypje mungesa e maskës sime, (edhe pse përdora shallin si barrierë mbrojtëse) dhe pa të drejtë më shtyu në formë urdhëruese për të shkuar dhe për të marrë maskën Unë i përkas kulturës, dhe reagimi im ndaj liderit suprem ishte në te njëjtën formë, me një largim të qetë, sikur asgjë nuk ndodhi. Duke e njohur mirë kryeministrin, marrëdhenien e tij me medien, nuk doja që ai të gjente një rast për tu grricur, as një arsye për t'u bërë lajm"

Gazetarja thotë se është e ndërgjegjshme se i ka borxh shtetit për shkeljen, por se kryeministri me veprimin e tij "ka shumë borxhe për të larë".

"Ama, unë me veprimin tim sot mund ti kem një borxh shtetit për shkeljen e aktit administrativ për mosmbajtjen e maskës, ndërsa kryeministri me veprimin e tij ka shumë borxhe për të larë"

Incidenti ndodhi në nisje të procesit të vaksinimit. “Po ti pse s’mban maskë”,-i tha Rama gazetares dhe ajo iu përgjigj. “E kam harruar në makinë” duke vendosur shallin para fytyrës. Ndërkohë kryeministri e urdhëroi “Shko në makinë, ik merre”.

Ajo vijoi të mbante mikrofonin duke mos iu përgjigjur më kryeministrit, derisa ky i fundit nisi ta shtyjë me duar duke e larguar.

Të këshilluara

KQZ çertifikon zgjedhjet në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi të shtunën rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, ku Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ...

11:18

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI