Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Habit Mimi Kodheli me socialistët e lagjes 13: Ju konsideroj më shumë se njerëzit e mi të gjakut!

Lapsi.al 13 March 2021
Habit Mimi Kodheli me socialistët e lagjes 13: Ju konsideroj më

Mimi Kodheli është nga të paktat kandidate jashtë zonës së sigurt në listën e PS-së, që ka mbështetjen e Erion Veliajt dhe ditët e fundit ka siguruar disa takime të cilat transmetohen live në profilin e Facebook të kryebashkiakut. E renditur në vendin e 23-të në listë, Kodhelit mendohet se i duhen 10 apo 12 mijë vota për të dalë deputete, një sasi e konsiderueshme që pakkush mendohet se do ta kalojë nga kandidatët e papërzgjedhur të partive.

Kodheli ka thënë se i konsideron socialistët e lagjes 13 edhe më shumë se njerëzit e saj të gjakut, duke i kërkuar të njëjtën gjë atyre deri ditën e zgjedhjeve.

“Besomëni, ju që jeni këtu prezent, bëni për familjen tonë të përbashkët socialiste dhe për mua personalisht, atë që familjarët e mi nuk do ta bënin dot. Prandaj unë ju konsideroj më shumë se njerëzit e mi të gjakut. Besojeni këtë. Dhe për pasojë, edhe ju duhet të më konsideroni ju nesër, që nga sot e deri atë ditë në të njëjtën mënyrë” u shpreh Kodheli.

Shanset janë të pakta për ish-bashkëpuntoren e ngushtë të Ramës, e cila sot ka bërë një deklaratë që shpreh emergjencën që ka kapluar kandidatët e vendosur në zonë të pasigurtë në listën e PS-së.

Video më poshtë:

Të këshilluara

KQZ çertifikon zgjedhjet në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi të shtunën rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, ku Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ...

11:18

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI