Flash

OBSH miraton për përdorim vaksinën Johnson & Johnson kundër Covid-19

Lapsi.al 13 March 2021
OBSH miraton për përdorim vaksinën Johnson & Johnson

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) miratoi vaksinën Johnson & Johnson për përdorim emergjent ndaj COVID-19, dhe shprehu mbështetjen e fortë për vaksinën AstraZeneca, ndërsa disa vende vazhdojnë të pezullojnë përdorimin e saj. Zëdhënësja e OBSH-së Margaret Harris e përshkroi vaksinën e AstraZeneca-s në një konferencë virtuale të organizuar në Gjenevë si “të shkëlqyer” dhe shtoi se “duhet të vazhdojmë” të përdorim vaksinën.

Miratimi i OBSH-së erdhi ndërsa Tajlanda pasoi një numër në rritje vendesh evropiane në pezullimin e përdorimit të AstraZeneca-s për shkak të mpiksjeve të gjakut tek disa të vaksinuar. Edhe Bullgaria dhe Republika Demokratike e Kongos pezulluan të premten përdorimin e kësaj vaksine. Sidoqoftë AstraZeneca tha se nuk ka “asnjë provë të një rreziku në rritje”, në përgjigje të pretendimeve. Agjencia Evropiane e Barnave, një organ i Bashkimit Evropian që mbikëqyr produktet mjekësore, tha në një deklaratë se përfitimet e vaksinës AstraZeneca “vazhdojnë të tejkalojnë rreziqet e saj dhe vaksina mund të vazhdojë të jepet ndërsa vazhdon hetimi i rasteve me mpikjse gjaku”.

OBSH-ja ka aprovuar tashmë vaksinën AstraZeneca për përdorim emergjent global dhe të premten zgjeroi qasjen globale tek vaksinimet me miratimin e vaksinës Johnson & Johnson, e para që bëhet me një dozë të vetme. OBSH ka mbështetur gjithashtu vaksinën Pfizer-BioNTech, duke e çuar në tre numrin e përgjithshëm të vaksinave të miratuara prej saj./ VOA

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI