Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Pedagogu i gazetarisë apel reporterëve: Ramës lëshojani me mikrofon në lule të ballit!

Lapsi.al 13 March 2021
Pedagogu i gazetarisë apel reporterëve: Ramës lëshojani me

Pedagogou i gazetarisë Ervin Goci ka reaguar ashpër ndaj dhunimit që kryeministri Rama i bëri reporteres së Faxnews, Edona Haklaj sepse kjo nuk mbante maskë. Sipas Gocit, ajo që ndodhi qe cënim i integritetit fizik dhe dhunim i gazetares për shkak të profesionit.

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/03/rama-me-gazetaren.mp4"][/video]

Duke qenë se dhuna verbale nga ana e kryeministrit ndaj gazetarëve është e përsëritur, pedagogu ka një apel për të gjithë gazetarët: "nese ju prek fizikisht, leshojani me mikrofon ne lule te ballit, nese ju kercenon, mbylljani gojen, nese ju poshteron, braktiseni dhe lereni te flase me memet neper ekranet boshe...te nesermen duhet te shkoni ne Prokurori qe ta kallzoni, dhe pastaj ne Gjykate per ta paditur"

Statusi i plotë i profesorit të gazetarisë, Ervin Goci:

Edi Rama ka qef qe gazetaret t'i rrine si stativ, si maniket qe ekspozojne kanotieren, dhe mundesisht te vene maske ; kur i prishet dekori, pervesh menget dhe e rikompozon vete, duke i prekur dhe fizikisht.

Ne fakt shtytja ndaj Edona Haklaj, pergjate nje interviste, perveçse cenim i integritetit fizik te nje personi, dhe dhunim per shkak te profesionit, ka nga pas te gjithe perçmimin qe ka per mediat dhe gazetaret, qe i konsideron si sklleverit e tij qe mund t' cenoje sa here t'i prishet dekori.

E kam bere dhe njehere tjeter si apel per gazetaret qe rropaten per mbijetese me rroga fyese dhe po e perseris - sa per t'ju thene qe nuk e kisha per shaka heren e pare - nese ju prek fizikisht, leshojani me mikrofon ne lule te ballit, nese ju kercenon, mbylljani gojen, nese ju poshteron, braktiseni dhe lereni te flase me memet neper ekranet boshe...te nesermen duhet te shkoni ne Prokurori qe ta kallzoni, dhe pastaj ne Gjykate per ta paditur..vetem kshu merr vesh..bullist peseleksh..

Të këshilluara

KQZ çertifikon zgjedhjet në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi të shtunën rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, ku Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ...

11:18

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI