Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Tritoli në makinën e prokurorit, Meta: Akt kriminal!

Lapsi.al 13 March 2021
Tritoli në makinën e prokurorit, Meta: Akt kriminal!

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dënuar atentatin me bombë në makinën e prokurorit, Arjan Muça në Tiranë. Meta thotë se ky është një akt kriminal dhe institucionet duhet t’i garantojnë Muçën dhe familjes së tij mbrojtje të posaçme.

Po ashtu ai thotë se menjëherë duhet të zbardhet ngjarja dhe të identifikohen autorët. Dy ditë më parë, prokurorit Arjan Muça iu vendos tritol në mjet, ndërkohë që ai ka pasur në dorë dosjet e Vettingut.

Gjithashtu ai është edhe bashkëshort i një gjyqtareje. Gentiana Muça.

STATUSI NGA ILIR META

Dënoj me forcë aktin kriminal ndaj funksionarit të sistemit të drejtësisë, Prokurorit Arjan Muça.

Duke mbështetur plotësisht vendimmarrjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për sigurinë e tij, u kërkoj institucioneve të ngarkuara nga ligji të garantojnë mbrojtjen e posaçme për Prokurorin Muça dhe familjen e tij.

Organi i akuzës dhe të gjithë agjencitë ligjzbatuese e të sigurisë duhet të angazhohen maksimalisht për të zbardhur sa më parë ngjarjen dhe identifikuar autorët.

Çdo sulm apo intimidim ndaj funksionarëve të Drejtësisë duhet të marrë ndëshkimin më të ashpër ligjor.

Të këshilluara

KQZ çertifikon zgjedhjet në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi të shtunën rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, ku Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ...

11:18

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI