Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Kosovë/ 565 raste të reja dhe 6 viktima në 24 orët e fundit nga koronavirusi

Lapsi.al 14 March 2021
Kosovë/ 565 raste të reja dhe 6 viktima në 24 orët e fundit

Në Kosovë janë ndarë nga jeta nga Covid-19 gjashtë persona në 24 orët e fundit, ndërsa janë zbuluar 565 raste të reja me virusin.

Detaje nga njoftimi: 

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 2 raste (64, 64 vjeç), Dragash 1 rast (86 vjeç), Prishtinë 1 rast (72 vjeç), Suharekë 1 rast (78 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (67 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHP-së.

Ndërkaq, pas testimit të 3.444 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, janë regjistruar edhe 565 raste të reja me koronavirus.

Sipas raportit ditor të IKSHPK-së, sëmundjen COVID-19 e kanë mposhtur edhe 304 persona. Që prej 13 marsit, 2020, e deri më 14 mars, 2021, Kosova ka regjistruar në total 77.253 raste me COVID-19. Prej tyre, 1.702 raste kanë përfunduar me fatalitet, ndërkaq 64.666 persona janë shëruar. Raste aktive janë 10.885.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash që do të sjellin mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin por në disa zona nuk për...

11:26

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI