Flash

Çfarë ndodhi/ Vijnë të tjera vaksina, por në Rinas mungon Rama

Lapsi.al 15 March 2021
Çfarë ndodhi/ Vijnë të tjera vaksina, por në Rinas

Kanë mbërritur në vendin tonë 9360 doza të vaksinës Pfizer. Edhe këtë hera vaksinat u pritën në Rinas me ceremoni shtetërore në Aeroportin e Rinasit nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe Ministri Arben Ahmetaj.

Ajo që ra në sy ishte mungesa e kryeministrot Edi Rama që nuk dihet për çfarë arsyesh nuk u shfaq në ERTV. Kujtojmë se pak ditë më parë u desh të pritej mbërritja e Ramës nga Brukseli që të lajmërohej mbërritja e vaksinave në Rinas.

Ministrja Manastirliu tha se në muajt në vijim presim dhe vaksina të tjera. Sipas saj pritet të përmbyllet vaksinimi i mjekëve dhe infermierëve dhe të moshuarve mbi 80 vjeç dhe më pas fasha do të zbresë në moshën mbi 70 vjeç.

Sipas të dhënave zyrtare, deri tani në Shqipëri kanë mbërritur rreth 80 mijë vaksina nga të cilat 38400 janë të kompanisë “Astra Zeneca” ndërsa pjesa tjetër e “Pfizer”. Deri më tani në vendin tonë janë kryer rreth 25 mijë vaksinime. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Humb jetën nga koronavirusi një 32-vjeçar

Një 32-vjeçar ka humbur jetën për shkak të COVID-19. Alban Hidri, babai i një fëmije 2 vjeç ka humbur betejën me koronavirusin, ndërsa ishte i shtruar në spital...

13:25

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI