Flash

Mes marsi/ Bora zbardh edhe Dibrën

Lapsi.al 15 March 2021
Mes marsi/ Bora zbardh edhe Dibrën

Rikthehen reshjet e borës në Qarkun Dibër, ku zonat në lartësinë 600 metra mbi nivelin e detit janë zbardhur nga bora, ndonëse në sasi të vogël.

Lexo më tej: LAJMI I FUNDIT/ Bora bllokon Llogaranë, aksidentohen dy makina (VIDEO) 

Sa i përket qarkullimit të automjeteve, rrugët nacionale janë të kalueshme pasi sasia e borës së rënë nuk është e madhe. Aksi Qaf Bualli – Peshkopi ka prani të borës, por për momentin nuk ka ngrica.

Drejtuesit e mjeteve këshillohet të bëjnë kujdes dhe të mos lëvizin me shpejtësi.

Reshjet vazhdojnë ende me intensitet të ulët, ndërsa gjatë natës pritet të ketë rënie të temperaturave nën zero, çka do të sjellë edhe ngrica e akull në rrugë. Po ashtu, pritet që pasoja të ketë edhe në bujqësi.

Të këshilluara

eBiznes, një app për shumë shërbime

Koha vazhdon të diktojë nevoja të pashmangshme për shërbime e lehtësira që mund t’i ofrojë vetëm teknologjia. Ndërkaq njerëzit ndihen gjithnjë e më në ngut e do...

11:24

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI