Flash

Palestinezët dënojnë hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem

Lapsi.al 15 March 2021
Palestinezët dënojnë hapjen e Ambasadës së Kosovës

Palestinezët dënuan hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, duke e cilësuar si “shkelje të ligjit ndërkombëtar”. Nabil Abu Rudeineh, zëdhënës i presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, i bëri komentet një ditë pasi Kosova hapi zyrtarisht Ambasadën në Jerusalem, në këmbim të njohjes së pavarësisë së saj nga Izraeli.

Palestinezët synojnë ta kenë Jerusalemin lindor kryeqytet të shtetit të tyre të ardhshëm.

Turqia po ashtu e kritikoi hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, ndërsa zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Jordanisë, Dhaifallah Ali Al-Fayez, tha se çdo veprim për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit është “i pavlefshëm… dhe nuk ka asnjë efekt ligjor”.

Një zëdhënës i Bashkimit Evropian tha të hënën se blloku “shpreh keqardhje për vendimin e Kosovës që të largohet nga qëndrimi i BE-së, lidhur me çështjen e Jerusalemit”.

BE-ja e konsideron statusin e Jerusalemit si çështje rreth së cilës ka mospajtime mes shtetit të Izraelit dhe autoriteteve palestineze.

Qëkur Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur ta njohin Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit në vitin 2017 dhe në bazë të këtij vendimi ta bartin edhe ambasadën në Jerusalem, nga BE-ja asnjë shtet nuk e ka ndjekur një hap të tillë.

Këtë muaj, Çekia ka hapur një zyrë diplomatike në Jerusalem, por ambasadën e ka në Tel Aviv.

BE-ja pret që edhe nga shtetet kandidate, të cilat janë në procesin e anëtarësimit në BE, t’i përshtatin qëndrimet e veta me politikën e jashtme të BE-së.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Sarandë

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Krane-Konispol. Rreth orës 21:30, në aksin rrugor Krane-Konispol, shtetasi K. K. ka humbur kont...

22:37

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI