Flash

Ahthina dhe Ankaraja rinisin bisedimet për detin. "Negociatori" Rama nuk figuron në axhendë

Lapsi.al 16 March 2021
Ahthina dhe Ankaraja rinisin bisedimet për detin. "Negociatori"

Ndersa delegacionet e Greqisë dhe Turqisë do të takohen sëeisht këtë të martë në Athinë për të bërë përpjekje që të arrijnë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mbi kufijtë detarë në Mesdheun Lindor, emri i Edi Ramës si negociator, aq shumë i përfolur në provincën tonë, nuk duket askund. Në fillim të janarit mediat pranë qeverisë pompuan rolin e kryeministrit si ndërmjetësues mes Athinës dhe Ankarasë, madje një gazetar i majtë e krahasoi Ramën sy më sy me Ali Pashë Tepelenën, gjat një debati televiziv. Ky është raundi i 63 i bisedimeve mes dy vende pas atij të zhvilluar në fund të janarit në Turqi. Tensionet u përshkallëzuan vitin e kaluar kur Ankaraja dërgoi një anije kërkimore.për rezervat e gazit në ujërat pranë bregdetit turk, për të cilët Greqia ka pretendime.

Këto ujëra mendohet të jenë një burim i mundshëm i rezervave të gazit natyror. Takimi i së martës pason diskutimet në Stamboll, në janar, të cilat u mbajtën pas presionit të Bashkimit Evropian. Athina, deri më tani, ka shfaqur interesim që të diskutojë vetëm për kufirin përreth Egjeut, ku disa ishuj të saj shtrihen afër territorit turk. Ankaraja megjithatë insiston që bisedimet duhet të përfshijnë përcaktimin e zonave ekskluzive ekonomike dhe hapësirës ajrore të të dyja shteteve./Përshtatur nga REL

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Sarandë

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Krane-Konispol. Rreth orës 21:30, në aksin rrugor Krane-Konispol, shtetasi K. K. ka humbur kont...

22:37

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI