Flash

Pazari u bë në terminal autobusësh, kërkohet porositësi i vrasjes së Bujar Sofisë

Lapsi.al 16 March 2021
Pazari u bë në terminal autobusësh, kërkohet porositësi

Përveç thënieve të Ernejt Shytit, prokuroria deklaron se disponon pamje filmike të takimit mes të dyshuarve në një terminal autobusësh në kryeqytet, ku edhe është bërë pazari për të vrarë biznesmenin Behar Sofia.

Burimet e Top Channel tregojnë se ndërmjetësuesit përdorën një Fiat Punto për të mbërritur në vendin e takimit që është sekuestruar si provë materiale për të mbështetur dëshminë e 24-vjeçarit, një punonjës sezonal në Malin e Zi. Të dhënat e deritanishme tregojnë se ai u nënkontraktua dhe u përdor si ekzekutor.

Në kërkim të indicieve që do të hedhin dritë mbi identitetin e personave që urdhëruan vrasjen e Sofisë, prokuroria i bëri ftesë Skënder Vathit për të bashkëpunuar me drejtësinë.

Por ai refuzon të ketë dijeni, e vetmja fjali që ai këmbëngul është telefoni me të cilin u njoftua Ernejt Shyti, për të cilin thotë se nuk është i tij.

Sakaq, shoku i fëmijërisë së Ernejtit, Xhuliano Visha që ishte kontaktuar i pari për ta vrarë biznesmenin ende nuk është marrë në pyetje. I treti, Leonard Xhixha që e prezantoi Skënder Vathin si daja rezulton me një të kaluar problematike, më e rënda ajo e përfshirjes për të vrarë Fotion Alimanin me porosi të Mirdash Osmanit./ TCh

Të këshilluara

KQZ miraton listat e PS dhe LSI

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve miraton QZ listën shumë-emërore të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit. Fillimisht KQZ ia ktheu PS-së për korrigjim lis...

19:26

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI