Flash

Suedia dhe Luksemburgu pezullojnë vaksinën e AstraZeneca-s

Lapsi.al 16 March 2021
Suedia dhe Luksemburgu pezullojnë vaksinën e AstraZeneca-s

Suedia dhe Luksemburgu i janë bashkuar listës së vendeve që kanë pezulluar përdorimin e  vaksinës AstraZeneca Covid-19 për shqetësimet në lidhje me efektet e mundshme anësore.

Ministria Suedeze e Shëndetësisë ka vendosur të ndërpresë vaksinimin me AstraZeneca ndërsa vaksina po hetohet nga Agjencia Europiane e Barnave. Të martën, Luksemburgu njoftoi gjithashtu se ka vendosur të "pezullojë përkohësisht" vaksinimin me AstraZeneca.

“Kjo është një masë paraprake, në pritje të rezultatit të testeve nga Agjencia Europiane e Barnave (EMA) pas mpikjes së gjakut që kanë pësuar pacientët e vaksinuar me AstraZeneca”, tha qeveria e Luksemburgut në një deklaratë.

"Vaksina Covid-19 do të pezullohet në Luksemburg derisa të përfundojë vlerësimi i komitetit të sigurisë së EMA (PRAC). Vendimi i sotëm ka të bëjë me vaksinat fillestare dhe ato vijuese. EMA pritet  të japë vlerësimin gjatë kësaj jave", sipas deklaratës.

Këtu janë vendet europiane që kanë pezulluar vaksinën AstraZeneca si një masë paraprake:

-Danimarka

-Norvegjia

-Islanda

-Irlanda

-Holanda

-Gjermania

-Italia

-Franca

-Spanja

-Portugalia

-Suedia

-Luksemburgu

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI