Flash

Vendimi/ Shqipëria do vazhdojë me vaksinën AstraZeneca

Lapsi.al 16 March 2021
Vendimi/ Shqipëria do vazhdojë me vaksinën AstraZeneca

Shefja e Komitetit teknik të Ekspertëve Mira Rakacolli tha në emisionin “Open” se në vendin tonë do të vazhdohet procesi i vaksinimit me dozat e AstraZeneca në një kohë që OBSH dhe EMA nuk deklarojnë për të kundërtën.

“Ky është vendimi i ekspertëve që merren me vaksinën. Komiteti i Vaksinimit që ka në përbërje ekspertë të tjerë duke parë situatën, ka vendosur që të vazhdojë me këtë vaksinë. 

Përderisa OBSH dhe EMA thonë se benefitet janë më të mëdha se rreziqet, është vendosur të vazhdohet vaksinimi me AstraZeneca” – tha Rakacolli. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI