Flash

809 qytetarë gjobiten për thyerjen e masave anti-COVID në 24 orët e fundit

Lapsi.al 17 March 2021
809 qytetarë gjobiten për thyerjen e masave anti-COVID në 24

Gjatë 24 orëve të fundit 809 persona janë gjobitur sepse nuk zbatuan masat anti-Covid.

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit, Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 709 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 3 subjekte që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.

"Ndëshkohen me masë administrative 809 shtetas që nuk zbatuan masat anticovid, gjatë 24 orëve të fundit.

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 709 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 91 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 3 subjekte që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 6 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.

Në zbatim të masave anticovid, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19", shkruhet në njoftim.

Të këshilluara

Humb jetën 31-vjeçari nga koronavirusi

Një 31-vjeçar nga Vlora ka ndërruar jetë mesditën e sotme si pasojë e Covid-19. 31-vjeçari Myrtezan Memushaj prej ditësh ishte i shtruar në një spital Covid ...

15:14

Luljeta Bozo tregon prioritetet e saj

Edi Rama ka nxjerrë mëngjesin e sotëm një video të kandidates së PS në qarkun e Tiranës Luljeta Bozo, inxhinieres së ndërtimit, zëri i së cilës u bë shumë i njo...

08:45

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI