Flash

Apeli kthen për rishqyrtim çështjen e abuzimit me tokat në Lezhë

Lapsi.al 17 March 2021
Apeli kthen për rishqyrtim çështjen e abuzimit me tokat në

Gjykata e Apelit në Shkodër ka rikthyer për gjykim në Shkallën e Parë çështjen e tjetërsimit të pronave në zonës e Ranës së Hedhun në Shëngjin, për të cilën mes 17 personave të dënuar nga Gjykata e Lezhës është dhe ish-kryebashkiaku Fran Frrokaj.

Vendimi është marrë këtë të mërkurë dhe pritet që në ditët në vijim trupa gjykuese e kryesuar nga Vojsava Osmanaj të japë edhe vendimin e zbardhur.

Gjatë shpalljes së vendimit gjykata arsyetoi se gjykimi në shkallën e parë nuk është zhvilluar si një proces i rregullt ligjor, pasi ka pasur shkelje procedurale si mos veçimi i çështjes, i cili është bërë me arsyetimin e bashkëpunimit edhe pse në fund ka vendosur se s’ka bashkëpunim. Po ashtu thuhet se gjatë gjykimit në shkallen e parë nuk është pranuar një kërkesë për kryerjen e aktit te ekspertimit.

Gjykata e Shkallës së parë në Lezhë ne muajin shtator të vitit 2020 shpalli fajtor dhe dënoi me katër vite burg për “Shpërdorim detyre” ish-kryetarin e Bashkisë Lezhë Fran Frrokaj, për akuzën e tjetërsimit të pronave te Rana e Hedhun në bregdetin e Shëngjinit.

Gjithashtu për shpërdorim detyre u dënua ish-nënkryetari i bashkisë Enver Hafizi me 1 vit burg, ish-kryetari i Qarkut Gjok Ndoka me 4 vite burg dhe ish-drejtori i Hipotekës Artan Djala me 3 vite burg. Në total gjyqtari Ilir Perdeda dha 37.6 vite burg për 17 persona, nga 43.6 vite që kishte kërkuar prokurori Erjon Shehaj.

Hetimet për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin kanë nisur në vitin 2017-të, kur në prokurori u denoncua tjetërsimi i 234 mijë e 548 metër katrore tokë shtetërore ranishte.

Fillimisht në këtë çështje sëbashku me kryebashkiakun u arrestuan edhe 22 persona të tjerë, por në gjykatë dosja u dërgua për 18 persona, nga të cilët vetëm një u shpall i pafajshëm. Ndërkohë Lekë Frroku (pa lidhje familjare me ish-kryebashkiakun), një prej të dënuarve në shkallen e parë si organizatorë i tjetërsimit të pronave në një reagim në rrjetin social Facebook e ka konsideruar dënimin e shkallës së parë si vendim politik.

“Vendimi i Gjykatës së Apelit Shkodër, tregoj qartë se çështja në Gjykatën e Lezhës ishte e paragjykuar. Ishte thjesht gjyq politik ndaj zyrtareve të PD dhe LSI. Një akuzë e kamufluar dhe një vendim i pa arsyetuar dhe pa mbështetur në prova ligjore”, shkroi Frroku./Birn/

Të këshilluara

Rekord rastesh të reja me Covid në Greqi

Shifra në rritje në Greqi sa i përket pandemisë Covid-19. Në 24 orë, në vendin fqinj janë regjistruar 3,465 persona të prekur me Covid, ndërsa numri i përgjiths...

19:01

Aksident në Shijak, dy të plagosur

Një aksident mes dy automjeteve ka ndodhur në Sallmone të Shijakut. Nga përplasja janë plagosur shoferi i mjetit tip ‘’Benz’’, bashkë me pasagjeren, të dy 22- v...

18:39

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI