Flash

Basha thirrje socialistëve në Vlorë: Bashkohuni me ne

Lapsi.al 17 March 2021
Basha thirrje socialistëve në Vlorë: Bashkohuni me ne

Nga Vlora, ku është pritur sot me entuziazëm, Lulzim Basha tha se kjo betejë nuk është për Bashën apo për Ramën, por për shqiptarët!

“Me specialistë të zotë dhe lista e Vlorës, njësoj si e Shqipërisë, e PD dhe aleatëve, i ka të gjitha kualitetet, - tha Basha. - Tetë vite me radhë Edi Rama ka nëpërkëmbur Vlorën dhe vlonjatët. Ka dështuar të mbajë premtimet.

Mos harroni! Kjo betejë nuk është për Bashën apo për Ramën, është për shqiptarët. Është për të rinjtë që kanë kthyer sytë nga emigracioni. Kjo betejë është për të rinjtë dhe shqiptarët.

Më 25 prill nuk bëhet fjalë për fitoren e një force politike, patjetër që do ti fitojmë zgjedhjet, por fituesit e vërtetë do të jenë të harruarit  këtyre viteve. Së bashku do t’i japim Shqipërisë ndryshimin që meriton”, tha Basha.

E pikërisht aty Basha i ka dhënë përgjigje pyetjes nga gazetarët se si e gjykon ai shkarkimin pas kaq vitesh të kryebashkiakut Dritan Leli nga Rama, pikërisht në prag të zgjedhjeve.

“Komenti im është që "anija e së keqes" po mbytet dhe ftesa ime për çdo socialist të ndershëm është "bashkohuni me ne!" për ndryshimin. Do të fitoni ju do të fitojë Vlora dhe Shqipëria!", nënvizoi Lulzim Basha.

Të këshilluara

Luljeta Bozo tregon prioritetet e saj

Edi Rama ka nxjerrë mëngjesin e sotëm një video të kandidates së PS në qarkun e Tiranës Luljeta Bozo, inxhinieres së ndërtimit, zëri i së cilës u bë shumë i njo...

08:45

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI