Flash

Ndjesë për djegien e mandateve, Kryemadhi: Mu bë qejfi që u rikthye dashuria e Luanit me Metën

Lapsi.al 17 March 2021
Ndjesë për djegien e mandateve, Kryemadhi: Mu bë qejfi që u

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka komentuar ndjesën e nënkryetarit Luan Rama ndaj presidentit Ilir Meta për djegien e mandateve. E ftuar në emisionin ‘Ilva Now’, ajo tha se vendimi është marrë nga strukturat e LSI si kryesia dhe Komiteti Drejtues dhe se nuk kthehej më pas. Djegia e mandateve sipas Kryemadhit tregoi fytyrën e vërtetë të qeverisë dhe zhbëri propagandën e saj.

"Unë nuk e kam dëgjuar dhe nuk kam komunikuar as sot me Luan Ramën, por ajo që e thatë më parë, më morën shumë gazetarë në mëngjes dhe më thanë ka ndodhur kjo, thashë se mu bëka qejfi që qenka rikthyer dashuria e Ilir Metës me Luan Ramën dhe qenka nga dashuria që kanë socialistët që kanë në qarkun e Vlorës për Luan Ramën dhe janë në një vrull të jashtëzakonshëm për ta mbështetur atë dhe ndoshta përjashtimi i Dritan Lelit ka krijur këtë situatë emocionale.

Më mirë të flasin njerëzit se sa të mos flasin. Është shumë e rëndësishme që qytetarët të shkojnë të votojnë për atë që është më e rëndësishme për ta. Nuk është e rëndësishme për ta që 17 nga 19 mandatet e LSI-së të mos merrnin rrogën, por është shumë e rëndësishme për ta që ata të kuptojnë se opozita nuk ishte palë - tha ajo.

Por a është penduar Kryemadhi për djegien e mandateve?

"Nuk jam e penduar, pasi djegia e mandateve i dha shansin dhe mundësinë për ti treguar dhe opinionit publik që LSI nuk është ajo që u kanë ofruar mediat dhe partitë e tjera, është komplet ndryshe nga ajo ç’ka të tjerët kanë parë mediatikisht" - tha kryetarja e LSI.

Të këshilluara

Rekord rastesh të reja me Covid në Greqi

Shifra në rritje në Greqi sa i përket pandemisë Covid-19. Në 24 orë, në vendin fqinj janë regjistruar 3,465 persona të prekur me Covid, ndërsa numri i përgjiths...

19:01

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI