Flash

Biznesmeni mik i Ramës kërcënon me jetë kandidatin e PD-së në Elbasan (Detajet nga përplasja)

Lapsi.al 18 March 2021
Biznesmeni mik i Ramës kërcënon me jetë kandidatin e

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi dhe biznesmeni Gjergj Luca janë përfshirë ditën e sotme në një konflikt fizik. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në zonën e Labinotit, ku Luca ushtron aktivitetin e tij, ndërsa Boçi ka shkuar për takim me banorët.

Ndërkohë, Boçi në një deklaratë që ka dhënë për mediat, ka sqaruar konfliktin fizik  që pati me biznesmenin, duke thënë se ky i fundit e ka kërcënuar me jetë. Më tej, sulmin e Lucës e ka cilësuar si agresion me motive politike, duke shtuar se ky i fundit ka mbështetjen e Ramës.

Deklarata e plotë e ish-deputetit:

 

“Agresion me motive politike. Të majtët janë në panik, të frikësuar nga humbja. Isha në një takim elektoral në Labinot, Ku z.Luca ka disa biznese. Kisha një takim me demokratët dhe ai është afruar duke më ofenduar dhe më pas ka pasur një përplasje fizike.

 

Gjate përplasjes me ka kërcenuar me jetë. Menjëherë pas incidentit i jam drejtuar organeve ligjzbatuese për të kryer procedurat. Me datë 25 prill do t’i zbresim nga froni banditat. Shqipëria është e shqiptarëve dhe jo e banditave. Unë kam bërë hapat e parë ligjor për denoncimin. Është në përgjegjësinë e prokurorisë për të ndjekur hapat e tjerë.

Hapa duhet të reflektojnë qëndrimet e institucioneve të drejtësisë ndaj padrejtësisë qofshin politike dhe jo politike në rastet kur dhe kjo përplasje është toleruar. Luca ka histori të pasur përplasjesh në Labinot dhe grabitjet, edhe nuk i ka hyrë gjemb në këmbë. Normal se i duket vetja trim, i duket vetja i mbështetur nga kryeministri, por këta trima pas datës 25 do të jenë ata frikacakët qëe do t’i luten njerëzve për mëshirë, Ishte i shoqëruar me dy tre badigard. Ky zotëri që as zotëri nuk mund ta çuajë, vjen godet dhe më pas e agravon situatën saqë kërcënon dhe me jetë.”

Pas deklaratës së ish-deputetit të PD-së, ka reaguar dhe biznesmeni Gjergji Luca duke thënë se “Luçiano Boçi është politikan rrugaç. Ai më shau dhe më provokoi”.

 

Të këshilluara

Berisha: E kam kaluar koronavirusin

Sali Berisha ka zbuluar se ka kaluar koronavirusin në formën më të lehtë të mundshme dhe simptoma e vetme ka qenë rrufë dhe pak temperaturë. “Unë kalova një ...

13:49

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI