Flash

Lubonja: Sa shumë arsye për të mos i besuar sondazhet për zgjedhjet

Lapsi.al 18 March 2021
Lubonja: Sa shumë arsye për të mos i besuar sondazhet për

Analisti Fatos Lubonja mendon se është dramë që pas 30 vitesh ne nuk kemi ndërtuar disa institucione të rëndësishme, të besueshme, tek të cilët të besojmë dhe një nga këta do të ishin, institucione matëse sondazhesh, që të jenë të pavarura dhe të kenë një besim.

Lubonja tha në “Real Story” në News24 se kjo ka të bëjë dhe me politikbërjen, teksa theksoi se ka shumë arsye për të mos i besuar sondazhet e deritanishme për zgjedhjet e 25 prillit.

“Në Itali, në çdo rast, në çdo ngjarje, në çdo eveniment ka sondazhe të besueshme që thonë sa u ngrit, sa u ul dhe kjo ndihmon për të korrigjuar politika. Kjo gjë mungon dhe na vijnë sondazhet vetëm në fund të fushatës, sondazhe të porositua nga televizionet që marrin ca të huaja andej këtej, shpesh herë të lidhura me politikat e pronarit të televizionit. Ka shumë arsye për të mos i besuar sondazhet. Ky është komenti i parë.

Flitet dhe për sondazhe të fshehta që i bëjnë partitë por nuk i thonë, sepse partitë duhet ta dinë të vërtetën por në publik nuk del.

Unë mendoj që kjo është situata pse ne nuk besojmë sondazhet dhe lidhur me këto sondazhe, përgjithësisht tentoj t’i analizoj por jo me shumë besim, ajo që mund të dalë qartas, flitet për një forcë e parë PS dhe pastaj debati i madh është shuma e dy partive opozitare a e kalon 70 apo jo. Sondazhet janë dhe kundërthënëse disa. Nuk di se sa sondazhe na orientojnë, na afrojnë nga e vërteta apo sa na manipulojnë”, tha Lubonja.

Të këshilluara

590 raste të reja me Covid, 14 humbje jete

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin ...

18:32

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI