Flash

Ngulmon Luan Rama: Gabuam me djegien e mandateve, presidentin e lamë vetëm!

Lapsi.al 18 March 2021
Ngulmon Luan Rama: Gabuam me djegien e mandateve, presidentin e lamë

Luan Rama ka reaguar sërish lidhur me djegien e mandateve duke ju përgjigjur në distancë Monika Kryemadhit.

Zëvendës kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, shprehet se vendimi për të braktisur parlamentit, dy vite më parë, ishte vendim i gabuar i opozitës.

I ftuar në “Top Talk”, Luan Rama thotë se abuzimi që ndodhi në pushtet gjatë këtyre dy viteve, tregon se vendimi i opozitës ishte i gabuar.

“Është brenda natyrës njerëzore, reflektimi im, sjell në vëmendje një element të qenësishëm, sepse duke parë çfarë ndodhi me skenën politike, me përmasat e abuzimit të pushtetit, në cënim të kushtetutës, në deformim të ndërtimit të shtetit, hierarkisë së institucioneve kushtetuese”.

Ai kërkon falej presidentit Meta, që këmbënguli që opozita të vazhdonte të qëndronte në parlament.

“Në të gjithë analizën që bëj unë e quaj etike dhe politike t’i kërkoj ndjesë presidentit të Republikës, i cili në kohën e vendimit për të djegur mandatet, për të ikur nga parlamenti, ka qenë instistues që në të mos e bënim atë veprim. Kam parë realisht dëmin që iu shkaktua tërë skemës së organizimit shtetëror dhe mbi të gjitha dëmit që i shkaktua opozitës si institucion dhe e vetmja barrierë, në luftë kudër rrugaçërisë dhe arrogancës së kryeministrit, ka mbetur presidenti.

Ne lamë veten tonë së pari. Së dyti, presidenti kishte nevojë për institucione funksionale dhe të demokracisë, dhe për opozitën si aktor”.

Sipas tij, do të kishte qenë korrekte, nëse për një vendim të tillë, të bëhej një konsultë më parë me presidentin.

Rama thekson se këtë mendim ka pasur që në fillim, “kam qenë kundër që në atë moment, por i jam bindur vendimeve të forumeve të partisë”.

Por nje dite me pare e ftuar ne Ilva Now

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha se nuk e kishte dëgjuar ndjesën e deklaruar nga kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë në Vlorë, Luan Rama, për diegien e mandateve. Ajo tha se nuk kishte komunikuar me të gjatë gjithë ditës për shkak të angazhimeve politike.

 

“Djegia e mandateve ishte një nga vendimet më të mira për të krijuar një qetësi te njerëzit për të parë që opozita nuk ishte palë dhe fasadë e Edi Ramës dhe Rilindjes,” – theksoi Kryemadhi.

Ajo vijoi duke e analizuar veprimin e djegies së mandateve si “një vendim që e bëri opozitën të bëhej njësh me qytetarët”. “S’jam e penduar për djegien e mandateve sepse kam kuptuar që djegia e mandateve i dha mundësinë opinionit publik që LSI s’është ajo që u kanë ofruar mediat dhe partitë e tjera, është krejt ndryshe nga çfarë të tjerët kanë parë mediatikisht,” – vijoi më tej Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së tha gjithashtu se edhe vendimi për të mos-marrë pjesë në zgjedhjet lokale të vitit 2019 nuk ishte i gabuar. Ajo shtoi se zgjedhjet lokale mbeten në diskutim për sa kohë nga Presidenti ka pasur një dekret që ato të zhvilloheshin në tetor.

Sipas saj tashmë dy vite më vonë edhe vetë kryetarët e bashkive “janë margjinalizuar nga pushteti i Ramës”.

Kryemadhi tha se zgjedhjet lokale janë certifikuar nga “ambasadorë të dalë në pension” që “nuk janë fare këtu” dhe të cilët “u bëjnë me gisht qytetarëve shqiptarë”.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Berisha: E kam kaluar koronavirusin

Sali Berisha ka zbuluar se ka kaluar koronavirusin në formën më të lehtë të mundshme dhe simptoma e vetme ka qenë rrufë dhe pak temperaturë. “Unë kalova një ...

13:49

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI