Flash

Rregullatori britanik i barnave: AstraZeneca është e sigurt, provat tregojnë se nuk ka ndikuar në mpiksjen e gjakut

Lapsi.al 18 March 2021
Rregullatori britanik i barnave: AstraZeneca është e sigurt, provat

Rregullatori i Britanisë së Madhe për barnat ka theksuar edhe një herë se vaksina e prodhuar nga AstraZeneca është e sigurt.

Po ashtu, sipas raportimeve të The Guardian, MHRA ka treguar edhe se në Britani janë regjistruar pesë raste të një lloji të ri të mpiksjes së gjakut në tru, mes të vaksinuarve.

Sidoqoftë, agjencia nënvizon se përfitimet që merren nga vaksina janë më të mëdha se risqet dhe se provat e deritanishme nuk sugjerojnë që është pikërisht vaksina e AstraZeneca që e shkakton mpiksje të gjakut.

Në deklaratë sqarohet po ashtu se këto raste specifike të mpiksjes së gjakut janë duke u hetuar më tej. Deri më tani, në Britaninë e Madhe janë administruar 11 milionë dozat të vaksinës së AstraZeneca-s.

MHRA deklaroi: “Provat e disponueshme nuk sugjerojnë që mpiksjet e gjakut në vena cerebrale janë shkaktuar nga vaksina për Covid-19 e AstraZeneca. Një rishikim i mëtejshëm, i hollësishëm në pesë raporte në Mbretërinë e Bashkuar për një lloj shumë të rrallë dhe specifik të mpiksjes së gjakut në venat cerebrale që ndodhin së bashku me trombocitet e ulur është në vazhdim.”

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI