Flash

Covid/ Pak ditë më parë humbi vajzën 16-vjeçare, sot vdes edhe nëna

Lapsi.al 19 March 2021
Covid/ Pak ditë më parë humbi vajzën 16-vjeçare, sot

Më herët humbi vajzën e saj 16-vjeçare për shkak të Covid-19, ndërsa sot vdes edhe vetë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Teba të Greqisë. 16-vjeçarja Margarita ndërroi jetë disa ditë më parë pas një beteje të gjatë me Koronavirusin, ndërsa mamaja e saj, Georgia vuajti rreth 42 ditë në Njësinë e Kujdesit Intensiv të Spitalit Evangelismos për t’u ndarë nga jeta ditën e sotme. I infektuar me Covid-19 ka qenë edhe bashkëshorti i viktimës, i cili arriti të mbijetonte. Ndërsa ka shpëtuar pa u infektuar djali 22-vjeçar i familjes, raportojnë mediat greke. Nga fillimi i pandemisë Greqia numëron 233,079 të infektuar dhe 7,361 viktima.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI