Flash

Gjiknuri i shmanget përplasjes mes Ramës dhe Lelit

Lapsi.al 19 March 2021
Gjiknuri i shmanget përplasjes mes Ramës dhe Lelit

Damian Gjiknuri, koordinatori i Partisë Socialiste për qarkun e Vlorës, ka thënë se e priste që të ishte i shtati në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 Prillit. I ftuar në “Zonë e Lirë” në Tv Klan, Gjiknuri u shpreh se e ka ditur me kohë që do renditej i shtati pasi ka qenë një strategji që është diskutuar edhe më herët me Edi Ramën.

“E prisja se ishte një strategji që e kemi diskutuar me Ramën. I teti Rama i shtati unë që të jemi si shtytësit për 8 mandate në Vlorë, pasi minimalja që ne kërkojmë më Vlorë është 8 mandate. Linja e mbrojtjes është 8 mandate dhe synojmë që të marrin 9 mandate, por kjo do shumë punë”, - u shpreh ai.

Gjiknuri u pyet edhe për debatin mes Lelit dhe Ramës, por tha se nuk dëshironte të bënte komente.

“Atij iu ofrua të ishte pjesë e listës fituese, por nuk pranoi. Ne do të vazhdojmë pa të. Kaq. Nuk merrem me këtë pjesë” – tha Gjiknuri. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI