Flash

Kryeministri francez vaksinohet me "AstraZeneca": Mund të kemi besim të plotë te vaksina

Lapsi.al 19 March 2021
Kryeministri francez vaksinohet me "AstraZeneca": Mund të kemi

Kryeministri francez Jean Castex mori dozën e parë të vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca të premten. Lajmin e bëri të ditur zyra e tij, në një kohë kur besimi në këtë vaksinë ka rënë ndjeshëm.

Kryeministri është 55 vjeç dhe nuk është në ndonjë grup prioritar, por kjo është një nisme nga ana e tij për të treguar “se mund të kemi besim të plotë tek vaksina”.

Vaksinimi u bë në spitalin Ushtarak Begin afër Parisit, sipas zyrës së tij. Më herët gjatë ditës së sotme, ministri i ri francez i buxhetit Olivier Dussopt tha në një intervistë për mediat se programi i vaksinave do të kushtojë midis 3 dhe 4 miliardë euro.

“Nëse ka një shpenzim që ne me të vërtetë nuk duhet ta kufizojmë, ai është shpenzimi për vaksinimin”, tha Dussopt.

Kryeministri britanik Boris Johnson ka deklaruar po ashtu se do të vaksinohet me vaksinën e AstraZeneca-s, pasi EMA i dha kësaj të fundit dritën jeshile për efikasitetin dhe sigurinë.

Të këshilluara

NASA mbyll me sukses misionin në hënë

Prova e motorëve të një rakete transportuese të ndërtuar nga Boeing për misionet “Artemis”, të cilat synojnë rikthimin e astronautëve amerikanë në hënë nga viti...

11:29

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI