Flash

Nesër 250 mjekë të Kosovës do të marrin vaksinën antiCovid në Kukës

Lapsi.al 19 March 2021
Nesër 250 mjekë të Kosovës do të marrin vaksinën

Ditën e nesërme 250 mjekë nga Kosova do të vaksinohen me vaksinat anti-COVID-19 në Shqipëri. Kjo vjen pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet institucioneve shëndetësore të të dyja vendeve.

Ky fakt është bërë i ditur nga Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), nëpërmjet një komunikate në faqen e tyre zyrtare. Po ashtu është njoftuar se do të vaksinohen edhe 250 të tjerë në ditët në vijim.

Komunikata e plotë:

Njoftojmë opinionin e gjerë e sidomos punëtorët shëndetësor se ashtu siç kemi paralajmëruar është arritur marrëveshja për vaksinimin e punëtorëve shëndetësor të Kosovës në Kukës.

Nesër do të vaksinohen rreth 250 punëtorët e parë ndërsa në ditët në vijim do të vazhdohet edhe me 250 të tjerë.

Delegacioni i FSSHK-së i përbërë nga Kryetari Dr. Blerim Syla dhe Dr. Islam Krasniqi në prani të Ambasadorit të Kosovës në Shqipëri Zt. Nait Hasani sot kanë zhvilluar takim me Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Shqipërisë dhe janë dakorduar për qështjet teknike të vaksinimit të punëtorëve shëndetësor të Kosovës.

Në fund edhe njëherë FSSHK falenderon Kryeministrin Rama,stafin e Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Shqipërisë si dhe Ambasadorin e Kosovës në Shqipëri Zt. Nait Hasani për angazhimin e pashoq.

Për informatën tuaj në Kukës është duke u pregatitur një hapësirë e veçantë për vaksinimin e punëtorëve shëndetësor të Kosovës edhe pse në këto orë të vona të natës.

Me respekt,

Dr.Blerim Syla

Kryetari i FSSHK

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI