Flash

Shtëpia e Bardhë gjen shkaktarin e rrëzimit të Biden në shkallët e avionit

Lapsi.al 19 March 2021
Shtëpia e Bardhë gjen shkaktarin e rrëzimit të Biden në

Një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë ka dhënë sonte një deklaratë mbi rrëzimin qesharak të Joe Biden në shkallët e avionit presidencial Air Force One, duke thënë se ishte “mot me shumë erë.”

Zëdhënësja e shtypit Karine Jean-Pierre u tha gazetarëve brenda avionit presidencial, se edhe ajo vetë gati ishte rrëzuar nga era.

“Ishte mot shumë me erë jashtë. Edhe unë desh u rrëzova duke u ngjitur në shkallët,” - tha Jean-Pierre, duke shtuar se nuk ka arsye për shqetësime mbi shëndetin e Biden pasi ai “është në 100 të formës.”

Sipas shërbimit meteorologjik amerikan, zona e Maryland është përshkruar nga erëra me shpejtësi nga 30 deri në 40 km në orë.

Por gjithsesi erërat nuk penguan avionin të ngrihej për udhëtimit drejt Atlanta, ku Biden do të takohet me liderët komunitarë, pas masakrës me 8 të vrarë të komuniteteve aziatike, në 3 qendra masazhi.

Shefja e komunikimeve të Shtëpisë së Bardhë Kate Bedingfield shkroi më tej për incidentin me shkallët: “E di që njerëzit e panë presidentin Biden të binte duke u ngjitur në shkallë, por jam e lumtur të raportoj se ai është mirë dhe nuk ka nevojë për kujdesje nga grupi mjekësor që udhëton me të”.

https://www.youtube.com/watch?v=U5Mwc12LtRY

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI