Flash

Basha me artizanët e Beratit: Do ta subvencionojmë këtë sektor, synojmë turizmin elitar

Lapsi.al 20 March 2021
Basha me artizanët e Beratit: Do ta subvencionojmë këtë

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka përshkuar qytetin e Beratit, për të takuar qytetarët dhe vizituar bizneset, në vazhdën e një turi që ai ka nisur nëpër Shqipëri për të prezantuar Programin qeverisës të PD-së “Shqipëria fiton”.

Basha ka hyrë në një dyqan me punime artizanale kryesisht për turistët, në të cilin ka folur me zonjën që e kishte në pronësi dhe ku ka theksuar rëndësinë që i duhet kushtuar këtij sektori që konsiderohet pjesë e trashëgimisë kulturore, pasi Shqipëria duhet të synojë turizmin elitar.

“Dje kam qenë mes kolegëve tuaj në Gjirokastër. Nga njëra anë jam mrekulluar nga punimet e tyre dhe nga ana tjetër jam mërzitur kur kam mësuar që kanë muaj që nuk kanë pasur fare xhiro. Sektori i artizanatit këtu është shumë i zhvilluar, apo jo?!

Nuk mund të ketë turizëm pa zhvilluar ato veçori që i kthejnë sytë e turistëve europiane, amerikanë, perëndimore dhe jo vetëm, nga Shqipëria, sepse me të vërtetë kemi plazhe të mrekullueshme, kemi detin, ushqimin, kemi aq shumë për të afruar që duhet realisht ta mbështesim dhe ta fusim në vëmendjen e turistit dhe ta fusim në treg…

Këtë bukuri të jashtëzakonshme të urbanizmit të lashtë të Beratit dhe pastaj edhe të artizanatit, që është zhvilluar në shekuj, nuk mund ta lëmë të vdesë në këtë dekadë që është dekadë kur ne duam ta fusim Shqipërinë në hartën e turizmit botëror. Dhe kjo nuk mund të bëhet me fjalë por duke e liruar artizanatin nga çdo detyrim tatimor dhe pastaj duke e subvencionuar.

Kjo është punë dore, nuk është industri, është punë që kërkon talent, sakrificë të madhe dhe përkushtim e për këtë arsye ka nevojë për subvencion dhe shifra që janë plotësisht të përballueshme nga buxheti. Ne duhet të synojmë turizmin elitar.

Tani ne kemi bashkuar forcat me disa nga institucionet elitare të turizmit në Evropë, universitetet për trajnimin e specialiteteve të ndryshme dhe me institucione të BE që të mundësojmë që turizmi shqiptar të përfitojë nga fondet e BE dhe e bëjmë shumë më të lehtë të bashkojmë subvencionet. Artizanati është prioritet sepse konsiderohet pjesë e trashëgimisë kulturore,” tha Basha.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI