Flash

Kosovë, 8 jetë të humbura dhe 771 raste të reja me Covid

Lapsi.al 20 March 2021
Kosovë, 8 jetë të humbura dhe 771 raste të reja me Covid

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se 8 persona të infektuar me koronavirus kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit, duke çuar numrin e përgjithshëm të viktimave nga ky virus në 1.752. Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), edhe 771 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, që paraqet numrin më të madh të rasteve pozitive brenda 24 orëve për këtë vit, derisa numri i tyre ka shkuar në gjithsej 81.392 raste.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët privatë janë testuar gjithsej 3.937 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga fillimi deri më tani janë testuar gjithsej 379.904 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 666 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 67.731 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.909.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI