Flash

Mali Zi nis kërkimet për naftë në Adriatik

Lapsi.al 20 March 2021
Mali Zi nis kërkimet për naftë në Adriatik

Qytetarë të Ulqinit, por edhe të gjithë bregdetit malazez, janë shqetësuar për shkak të paralajmërimit se konsorciumi italo-rus “Eni-Novatek”, më 25 mars, do të nisë fillimisht me shpimin e puseve hulumtuese për gjetjen e naftës nën detin e Malit të Zi. Ata druhen se kjo mund të cenojë mjedisin jetësor dhe turizmin.

Sipas “Radio Evropa e Lirë”, kërkimet për naftë dhe gaz nën detin e Malit të Zi, janë në qendër të vëmendjes së opinionit, pasi qeveria paralajmëroi se më 25 mars do të nisë puna, rreth 28 km larg nga bregu, në ujërat detare mes Tivarit dhe Ulqinit. Deri në fund të vitit 2021, do të bëhet e ditur nëse ekzistojnë në këtë lokacion depozita të hidrokarbureve.

Pusi i dytë do të jetë më afër bregut të detit, rreth 18 kilomtra larg. Do të jetë më i cekët dhe jo më i thellë se një kilometër e gjysmë. Deri më tani, Mali i Zi i ka përmbyllur dy kontrata për hulumtimin dhe prodhimin e naftës dhe gazit. Kontrata e parë është nënshkruar në vitin 2016, me kompaninë italo-ruse “Eni dhe Novatek”, për katër blloqe kërkimi, për një periudhë prej shtatë vjetësh, ndërkaq kontrata tjetër është përmbyllur një vit më vonë me kompaninë greke “Energean”, për dy blloqe hulumtimi, me të njëjtin afat kërkimesh.

Sipas marrëveshjeve, mes shtetit malazez dhe koncensionarëve, nëse zbulohet naftë e gaz nën det, të ardhurat që do t’i shkojnë vendit do të jenë nga 62 në 68 për qind. Paratë nuk do të derdhen në buxhet, por do të ruhen për gjeneratat e ardhshme përmes një fondi të veçantë, për të cilin po hartohet një ligj i ri, sipas modelit norvegjez.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI