Flash

Rama reagon pas deklaratave të Vuçiç për Kosovën: Hartë leshi që nxorri ai shoku në Beograd

Lapsi.al 20 March 2021
Rama reagon pas deklaratave të Vuçiç për Kosovën:

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së presidentit serb Aleksandar Vuçiç, i cili dy ditë më parë publikoi hartën e Kosovës të mbuluar nga flamuri serb.

Rama tha nga Kukësi ku kishte shkuar për monitorimin e procesit të vaksinimit të bluzave të bardha të Kosovës me vaksinat e dhuruara nga Shqipëria se harta e publikuar nga Vuçiç ishte një “hartë leshi” dhe se “ai shoku në Beograd luan kukulla në Facebook”.

“U vonaua pak. Kjo ndodhi pas asaj hartës së leshit që nxorri ai shoku në Beograd duke lozur me kukulla në Facebook. Ne jemi një, e ardhmja dihet se cila është, për atë punojmë dhe ëndërrojmë të gjithë. Sigurisht kemi qasje ndoshta ndonjëherë të ndryshme se si shkohet tek e ardhmja, por ndërkohë në të tashmen jemi absolutisht një. Jam i lumtur që kemi çarë bllokadën e pamundësisë për vaksinimin. Presim një sasi të konsiderueshme së shpejti dhe mjekët e Kosovës nuk do i lemë vetëm me shpresë që InshAllah në Kosovë do të venë vaksinat. Të 11 mijë bluzat e bardha të Kosovës do i bëjmë nëse Kosova nuk merr vaksinat”. -tha Rama.

Vuçiç fotografinë e publikuar në llogarinë personale e ka shoqëruar me mesazhin “Serbia sot nuk është e dobët, nuk kërcënon, por dhe nuk harron, dhe nuk do të lejojë që 17 marsi të ndodhë përsëri”. Në foto shkruhet “Kosova nuk është barra jonë, por kryqi ynë, dhe nga kryqi mund ta shihni ringjalljen më mirë se nën të. Rroftë Serbia!”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI