Flash

Zbardhet e shkuara kriminale, kush është “Mond Çekiçi”, ushtari i Lul Berishës që u ekzekutua sot në Durrës (VIDEO)

Lapsi.al 20 March 2021
Zbardhet e shkuara kriminale, kush është “Mond

I ekzekutuari mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit, Edmond Koçi, ose siç njihet ndryshe me nofkën “Mond Çekiçi”, njihet si një nga anëtarët më aktivë të bandës së Durrësit.

“Mond Çekiçi" konsiderohej nga policia e Durrësit si person me rrezikshmëri, pasi jo vetëm që është pjesë përbërëse e një klani kriminal në Durrës, por ai rezulton të jetë dënuar disa herë për akuzën e mbajtjes pa lejë të armëve dhe kundërshtimit të forcave të policisë. Në muajin maj 2009 Edmond Koçi, është dënuar me 2 vite burgim për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve”.

Në një raport të ministrisë së brendshme të botuar në vitin 2016, thuhej se “Mond Çekiçi”, është pjesë shoqërore me Lulzim Berisha “Luli”, Emiljano Shullazi “Mili”, Plarent Dervishaj “Lenti”, Marjel Fierza, Julian Meçaj, Bashkim Haxhiaj dhe persona të tjerë.

Nga të dhënat operative thuhet se “Mond Çekiçi” administron disa shërbime në portin e Durrësit, nëpërmjet disa kompanive, ku ai qëndron si pronar në hije.

`Mond Çekiçi` është arrestuar herën e fundit në 24 shtator nga policia e Durrësit për armëmbajtje pa leje, por është liruar në datën 8 tetor 2020.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/03/WhatsApp-Video-2021-03-20-at-09.36.02-1.mp4"][/video]

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/03/WhatsApp-Video-2021-03-20-at-09.36.01.mp4"][/video]

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/03/WhatsApp-Video-2021-03-20-at-09.36.01-1.mp4"][/video]

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/03/WhatsApp-Video-2021-03-20-at-09.36.02.mp4"][/video]

Të këshilluara

LDK zgjedh sot kryesinë e re të partisë

Sot mbahet takimi i Këshillit të Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku në rend të ditës do të jenë platforma e kryetarit të LDK-së dhe zgjedhja e kr...

08:28

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI