Flash

Kurti mban fjalimin e parë si kryeministër, opozita largohet nga salla

Lapsi.al 22 March 2021
Kurti mban fjalimin e parë si kryeministër, opozita largohet nga salla

Deputetët e partive opozitare kanë braktisur seancën e Kuvendit të Kosovës menjëherë pas votimit të qeverisë “Kurti 2” e cila mori 67 vota pro, 30 vota kundër dhe asnjë abstenim.

Në fjalën e tij të parë si kryeministër Albin Kurti premtoi se nuk do të ketë asnjë tolerim ndaj abuzimeve të detyrës zyrtare dhe të parasë publike, ndërsa ministrave të tij u ka kujtuar se në këto poste ata janë për të punuar dhe jo për t’u shpërblyer.

“Duhet ta kuptoni se në institucione jeni zgjedhur për të shërbyer dhe jo për t’u rehatuar e për t’u shpërblyer. Qytetarët presin të udhëhiqen nga njerëz të dijshëm dhe kompetent, dhe për ndryshime na nevojitet bashkëpunim, por për reforma të reja nevojitet një mentalitet i ri i punës”, - ka thënë ai.

Kurti u zotua se do të jetë kryeministër që do të udhëheqë me besim dhe parime në të mirën e Kosovës, ndërsa pati edhe një porosi për deputetët e partisë së tij dhe kabinetit qeveritar.

“Mos u sillni me arrogancë ndaj opozitës. Ndërsa kabineti qeveritar ta marrë pozitën si përgjegjësi”, - u shpreh ai. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Të shtëna me armë zjarri në Durrës

Të shtëna me armë zjarri janë ndjerë këtë mbrëmje në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 4 të këtij qyteti. Deri më tani raportohet për persona ...

19:52

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI