Flash

Kurti: Osmani duhet të jetë Presidente e Kosovës

Lapsi.al 22 March 2021
Kurti: Osmani duhet të jetë Presidente e Kosovës

Kryeministri i zgjedhur i Kosovës, Albin Kurti tha se Kuvendi i Kosovës duhet të zgjedhë Vjosa Osmanin në postin e presidentit, sa më shpejt që të jetë e mundur.

Pas seancës ku mori besimin e deputetëve për ta udhëhequr ekzekutivin, Kurti tha se tani duhet të pritet që të zëvendësohen deputetët që u zgjodhën ministra dhe të procedohet me zgjedhjen e presidentit.

Ai tha se për zgjedhjen e saj duhet të bëhen të gjithë bashkë, pavarësisht se partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë shprehur kundërshtinë e tyre për zgjedhjen e Osmanit në postin e presidentit.

“Jeta politike e zonjës Osmani, dinjiteti, përgjegjësia me të cilën ajo ka përfaqësuar qytetarët në secilën pozitë institucionale dhe së fundmi mbi 300 mijë vota të qytetarëve të Kosovës, unë besoj se e kanë paraqitur para pozitës dhe opozitës, para të gjithë deputetëve, neve si qeveri se Vjosa Osmani duhet të jetë presidente e re e Republikës së Kosovës”, tha Kurti.

Osmani, ish-zyrtare e lartë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në zgjedhjet e 14 shkurtit garoi në listën e Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo është personi më i votuar në këto zgjedhje. Ish-partia e saj, LDK-ja ende nuk e ka bërë të qartë nëse do ta votojë atë apo jo për postin e presidentit.

Kosova është me ushtrues detyre të presidentit, që prej se më 5 nëntor, 2020, Hashim Thaçi dha dorëheqje nga kreu i shtetit, pas konfirmimit të aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Sipas Kushtetutës, vendi mund të udhëhiqet me ushtrues detyre vetëm për gjashtë muaj. Nga 22 marsi, këtë post po e ushtron kryetari i ri i kuvendit, Glauk Konjufca. /REL

Të këshilluara

Të shtëna me armë zjarri në Durrës

Të shtëna me armë zjarri janë ndjerë këtë mbrëmje në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 4 të këtij qyteti. Deri më tani raportohet për persona ...

19:52

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI