Flash

Zjarr në Krujë

Një zjarr ka përfshirë një magazinë me bazë ushqimore për bagëtitë në fshatin Larushk të Krujës pas...

19:31

Meta mesazh nga Kryegjyshata: Pranvera do të jetë e pandalshme, fuqia e ndryshimit janë shqiptarët

Lapsi.al 22 March 2021
Meta mesazh nga Kryegjyshata: Pranvera do të jetë e pandalshme, fuqia

Pas një takimi me Kryegjyshin Baba Mondi, nga Selia e Shenjtë Presidenti Ilir Meta deklaroi se shqiptarët kanë kaluar një dimër të jashtëzakonshëm, me vështirësi e vuajtje të pazakonta, edhe për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Vizitova selinë e shenjtë të Kryegjyshatës Botërore dhe i urova Kryegjyshatit dhe gjithë besimtarëve këtë ditë të shenjtë. Ju uroj edhe gjithë shqiptarëve në këtë ditë të pranverës, të ripërtëritjes, shpresave, por edhe në këtë ditë të demokracisë, sepse pranvera dhe demokracia janë në sintoni të plotë me njëra-tjetrën. Mjafton të shikoni lulet e çelura, janë të ngjyrave të ndryshme, japin shpresë dhe gjallëri. Të tilla janë edhe shpresat e qytetarëve për një jetë më të mirë, më në paqe, më të begatë, dhe për të kaluar këtë dimër të gjatë, në vështirësi të mëdha, por edhe me vuajtje të pazakonshme, edhe për shkak të pandemisë. Sot bashkohemi me lutjet e Kryegjyshit Botëror për shëndetin e cdo qytetari dhe apeloj për të bërë kujdes sa më shumë. Njëkohësisht të jemi më optimistë për të ardhmen, më solidarë, më bashkëpunues, më tolerantë, më të dashur, e mbi të gjitha të mbizotërojë në zemrat tona dashuria për Shqipërinë. 

Ka qenë dimër i jashtëzakonshëm, kemi pasur reshje të dëbore të jashtëzakonshme, sa ende bora është zotëruese në male, por lulet kane çelur, mimozat kanë çelur, dhe jo vetëm ato. Kështu që pranvera do të jetë e pandalshme dhe na ndihmoftë të gjithëve të kemi një të ardhme më të mirë. Shqiptarët presin shumë nga e ardhmja, sidomos nga kjo pranverë dhe kanë kuptuar se fuqia e ndryshimit janë vetë ata”, u shpreh Meta.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI