Flash

Xhafaj i kujton Ramës historinë si e mbështeti për të marrë PS-në

Lapsi.al 22 March 2021
Xhafaj i kujton Ramës historinë si e mbështeti për të

Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj thotë se ka një njohje të gjatë me kryeministrin Edi Rama. Sipas tij, deri në momentin që ka drejtuar Ministrinë e Brendshme ka pasur marrëdhënie shumë të afërt me të, ndërsa tani i konsideroi raportet me të si “të shëndetshme”. Ai rrëfeu në “Real Story” në News 24 edhe debatet që ka pasur me Ramën përgjatë dy dekadave.

“Kemi një histori të gjatë njohjeje me zotin Rama. Gjatë kohës që ka qenë ministër kulture, kryetar bashkie, gjatë kohës që ishte i ngritur komisionin hetimor për zotin Rama, në momentin kur shfaqi ambicien për të qenë kryetar partie. Erdhi kryetar dhe unë kam qenë në mbështetje të kandidaturës së tij. Kam bashkëpunuar shumë me të. Zoti Rama shkoi kryeministër i vendit, unë kryetar i komisionit të çështjeve ligjore, dhe i komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi. Ai kryeministër, unë Ministër i Brendshëm nga ajo kohë, ai kryetar unë deputet i PS në qarkun e Tiranës.

Kemi pasur një marrëdhënie pune shumë të afërt me zotin Rama deri ditën që kam qenë ministër të brendshëm. U largova nga detyra e ministrit me vullnetin tim të lirë. kam bërë një deklaratë publike. Unë jam këtu tani, kemi filluar betejën për mandatin e tretë. Në këto 2 vjet marrëdhëniet tona kanë qenë marrëdhënie midis kryetarit të partisë, kryeministrit dhe një deputeti të PS. Midis meje dhe zotit Rama ka shumë gjëra që na bashkojnë, si pjesë të PS. Ka dhe gjëra që në moment të caktuara na kanë ndarë.

Me zotin Rama kam pasur debate në 2009, 2017, 2019 lidhur me listën e kandidatëve të PS, për emrat, për mënyrën se si mund të trajtoheshin. Është normale. Do ishte absurde nëse do fliste vetëm zoti Rama dhe ne të heshtnim. Nuk është në të mirë të demokracisë së brendshme në parti. Unë bëj pjesë në njerëzit që sa herë ka menduar se duhet ta thotë një gjë, e kam thënë.

I ka pëlqyer apo jo zotit Rama ka qenë e parëndësishme dhe kjo nuk e ka ndikuar marrëdhënien tona. Kam pasur debate dhe jam bërë ministër më mbrapa. Në 2021 nuk kishte arsye për debat dhe nuk bëra, siç ju thashë nuk kam bërë kurrë debat për ambiciet e mia personale, por për gjëra parimore. Ka qenë një marrëdhënie e shëndetshme në funksion të forcimit të demokracisë së brendshme në PS. Kjo nuk e ka penguar as zotin Rama, as mua”, - deklaroi Xhafaj. /BW

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI