Flash

Digjet banesa në Vlorë, humb jetën e moshuara (VIDEO)

Lapsi.al 23 March 2021
Digjet banesa në Vlorë, humb jetën e moshuara (VIDEO)

Një banesë në Vlorë është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme, 23 mars. Ngjarja ka ndodhur pranë ish-Tregut të Orizit. Nga zjarri ka humbur jetën një person. Bëhet fjalë për një të moshuar të paralizuar e cila në momentin e ngjarjes nuk ka mundur të dalë. Shkak i zjarrit dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike, ndërkohë në vendngjarje ndodhet shërbimi zjarrfikës dhe policia.

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/03/WhatsApp-Video-2021-03-23-at-18.20.00.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI