Flash

Hungaria regjistron rekord viktimash nga Covid

Lapsi.al 23 March 2021
Hungaria regjistron rekord viktimash nga Covid

Hungaria raportoi të martën për rekord viktimash nga koronavirusi, gjë që detyroi kryeministrin Viktor Orban të shtyjë rihapjen e ekonomisë. Sipas ueb-faqes “Bota jonë në të dhëna” (Our World in Data), Hungaria e ka tejkaluar Republikën Çeke si vendi me shkallën më të lartë të vdekshmërisë për kokë banori, në shtatë ditët e kaluara.

Ky vend i Evropës qendrore raportoi të martën për 252 viktima – shifrën më të lartë ditore që nga fillimi i pandemisë, pranverën e kaluar.

“Lidhur me datën e rihapjes [së ekonomisë], mund të themi se, përpara se të gjithë njerëzit mbi 65 vjeç të mos vaksinohen, ne nuk mund të rihapemi, sepse kjo do të krijonte telashe”, tha Orban në një video-mesazh të postuar në Facebook.

Më herët, Orban ka planifikuar të rihapë ekonominë në faza, nisur nga fundi i këtij muaji.

Izolimi i pjesshëm ka hyrë në fuqi qysh në nëntor dhe më pas është zgjeruar me mbylljen e shkollave dhe kopshteve.

Të hënën, Dhoma Mjekësore e Hungarisë iu bëri thirrje njerëzve që t’i kufizojnë blerjet në një herë në javë, nëse është e mundur, të shmangin transportin publik dhe të shtyjnë çdo udhëtim jothelbësor.

Në total, Hungaria, vend me 9.7 milionë banorë, ka regjistruar mbi 586,000 raste me koronavirus dhe mbi 18,000 viktima.

Hungaria është bërë vendi i parë i Bashkimit Evropian që ka blerë dhe po përdor vaksina kineze ose ruse kundër koronavirusit, pasi dërgesat nga furnizuesit perëndimorë janë vonuar./REL/

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI