Flash

Komunikimi i Bashës me Komisioneren e BE/ Rama: Ndërhyrje në fushatë, pres përgjigje nga Brukseli!

Lapsi.al 23 March 2021
Komunikimi i Bashës me Komisioneren e BE/ Rama: Ndërhyrje në

Edi Rama reaogn pas bashkëbisedimit të Lulzim Bashës me Komisioneren e BE, Mariya Gabriel, duke e cilësuar komunikimin e tyre si një ndërhyrje në fushatën e brendshme elektorale të një vendi kandidat për në BE.

Komisionerja e BE, bisedë me Bashën: Do të frymëzojmë transformimin e sektorit të arsimit të lartë 

I indinjuar nga ndërhyrja në fushatë, Rama thekson se Komisioni Evropian nuk e ka zakon të fusë hundët në fushatat elektorale, ndërsa shton se pret përgjigje zyrtare e publike nga Brukseli.

“Dikush në Bruksel duhet t’u thotë komisionerëve që harxhojnë kohën e punës së paguar nga taksat e popujve të Europës, për të bërë videomuhabete elektorale me Lulëzim Bashën, se kjo quhet ndërhyrje në fushatën e brendshme elektorale të një vendi kandidat për në BE!

Në dijeninë time Komisioni Europian nuk e ka zakon të fusë hundët në fushatat elektorale dhe unë pres ta mësoj zyrtarisht e publikisht nga Brukseli, nëse e kam unë gabim e ndoshta komisionerët kanë vërtetë të drejtë të bëhen palë kur popujt e Europës zgjedhin qeveritë e tyre!”, shkruan Rama.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI