Flash

Mesazhi i Kim: PD foli për Doshin, po të tjerët pse heshtin? Nga çfarë keni frikë? Jeni aleatë?

Lapsi.al 23 March 2021
Mesazhi i Kim: PD foli për Doshin, po të tjerët pse heshtin? Nga

Këtë të martë ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim bëri një vizitë në Shkodër në bastionin e Tom Doshit, një prej bastioneve të kreut të PSD-së, Tom Doshi për të cilin ajo ka dalë hapur se është kundër kandidimit të tij në zgjedhje.

Në mbrëmje ambasadorja amerikane publikoi edhe një herë vendimin e Departamentit Amerikan të shtetit duke kujtuar se ai është një person i shpallur non grata për akuzën e korrupsionit. Kim thotë se PD e ka thënë hapur që nuk e dëshiron atë në Kuvend ndërsa “të tjerët” kanë heshtur.

“Ne vërejmë se Partia Demokratike dhe të tjerët nuk duan në Parlamentin e Shqipërisë dikë të papëlqyer nga Shtetet e Bashkuara për korrupsion të rëndësishëm.

Për të tjerët: Nga çfarë keni frikë? A është e "dobishme" të heshtësh? Pse i lini njerëzit të mendojnë se jeni "aleatë"? A është kjo ajo që mendoni se e meritojnë votuesit? Shqipëria meriton më mirë” – shkroi Kim në Twitter. ©LAPSI.al

Të këshilluara

RENEA kontrolle në Elbasan

Policia e Elbasanit po zhvillon një aksion me plan masash kontrolli në qytetin e Elbasanit. Në kuadër të këtij plani po zhvillohen kontrollet në disa lagje dhe ...

19:57

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI